Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka quajtur përgjegjëse ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, për dështim të mbajtjes së mësimit dy të shtune me radhë, përcjell KosovaPost.
Përpos që tha se Nagavci është përgjegjëse, Bajrami e quajti “kryepërgjegjës” kryeministrin Kurti, pasi thotë se është gabim që po e lejon një ministre të tij “të tallet me mijëra fëmijë e familje”.
Tutje, nëse dështon edhe të shtunën e ardhshme zëvendësimi i orëve mësimore, deputetja e LDK’së thotë se Nagavci duhet të shkarkohet nga pozita.
“Kryeministri duhet t’i kërkojë ministres Nagavci që të arrijë sa më shpejt marrëveshje me prindërit për zëvendësimin e orëve të humbura shkaku i grevës. Nëse dështon edhe të shtunën e ardhshme zëvendësimi i orëve mësimore atëherë ministres së Arsimit duhet t’i kërkohet përgjegjësi dhe të shkarkohet menjëherë”, shkroi ajo në një postim në Facebook.
Postimi i plotë: