Policia e Kosovës ka arrestuar një person, nën dyshimin se i njëjti i ka kërkuar një personi në këmbim të mundësisë së paraqitjes së provimit për patentë shofer t’i jap një shumë të caktuar të hollash.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Me 14.07.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti, ka kërkuar nga ankuesi mashkull kosovar që në këmbim të mundësisë së paraqitjes së provimit për patentë shofer ti jap një shumë të caktuar të hollash (550 €) të dyshuarit, ndërsa ankuesi kishte refuzuar ti jap të hollat. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.