Gjykata Themelore në Prishtinë, sipas të gjeturave nga inspektimi i zhvilluar nga Agjencia, dënoi Kompaninë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KES/CO) me 9 mijë euro për mos marrjen e masave për parandalimin e qasjes së pa autorizuar në të dhënat personale të konsumatorëve.

Me kërkesë të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, të nisur më 22 qershor 2016, për fillimin e procedurës kundërvajtëse ndaj KES/CO, më 09 mars 2018, Divizioni për Kundërvajtje i Gjykatës Themelore në Prishtinë, shqiptoi gjobën prej 9.000 euro meqë kjo kompani, me rastin e shpërndarjes së faturave të energjisë elektrike, nuk kishte bërë zarfimin e tyre, përkatësisht nuk kishte marrë masa të sigurisë për të parandaluar çfarëdo qasje të paautorizuar në të dhënat personale të konsumatorëve të saj.

“Kjo mënyrë e përpunimit të të dhënave personale, duke mos parandaluar qasjen e paautorizuar në leximin e të dhënave personale gjatë transmetimit të tyre, përfshirë transmetimin nëpërmjet mjeteve të telekomunikimit dhe rrjeteve, bie ndesh me dispozitën 14 të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe si e tillë përbën shkelje të privatësisë së individit”, thuhet në komunikatën e Agjencisë shtetërore për mbrojtjen e të dhënave.

Vlen të theksohet se zyrtarët, të punësuarit dhe personat tjerë që kryejnë punë lidhur me përpunimin e të dhënave, përfshirë kontrolluesin e të dhënave, janë të obliguar që gjatë dhe pas kryerjes së punëve të kontraktuara, të mbrojnë fshehtësinë e të dhënave personale me të cilat ata njihen. /Kp

Related Posts

You may also like

Në dhjetor pritet të mbahet Forumi Biznesor Kosovë – Japoni

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, priti sot