Këshilli i Specializantëve të Kosovës, nëpërmjet një letre, ua kanë sqaruar gjendjen e tyre institucioneve të Kosovës, duke ua bërë me dije se “durimit të tyre, i ka ardhur fundi”, raporton Kosova Post.
Nëpërmjet kësaj letre, ata kanë kërkuar që institucionet e shëndetësisë, t’i respektojnë obligimet ndaj tyre, si fjala vjen, pagesën e kujdestarive dhe detyrime të tjera ligjore.
Kjo është letra e plotë:
Po iu shkruajme ne lidhje me gjendjen e mjekeve ne specializim, e cila ne vazhdimesi eshte duke u renduar nga instancat te cilave po u dergohet ky email.
Ne kete situate qendrueshmeria dhe durimi jone e kane arritur kulmin!
Ne si mjeke te rinj e specializante kemi qene te angazhuar ne luften kunder COVID 19 qe nga fillimi i pandemise. Ky angazhim ka qene qofte ne pikat kufitare, ne QKMF, ne spitale rajonale e edhe ne IKSHPK dhe Klinikat COVID ne ShSKUK, kryesisht ne forma vullnetare.
Ne do te vazhdojme te kontribuojme per vendin tone megjithese ndihma juaj ka munguar ne çdo hap, edhepse ne shume raste eshte rrezikur madje edhe jeta e disa kolegeve tane.
Gjithashtu veprimet tuaja kane bere qe te na nderpritet shkollimi specialistik duke u bere edhe shkelja e planprogrameve.
Permes ketij emaili ne kerkojme:
- Rregullimin e punes ne Qendra te Vaksinimit.
Mjeket te cilet udhetojne ne qendra jashte qyteteve ku jetojne t’u sigurohet transporti, ne te kunderten te kthehen te punojne ne vendbanimet e tyre aktuale.
(Kemi raste kur jane rrezikuar nga qente endacak ne oret e hershme te mengjesit duke ecur neper ara per ne Qendra te Vaksinimit ne qytetet qe nuk i njohin).
Te respektoni dhe siguroni oret e parapara te punes, pauza e rregullt dhe kushtet minimale per pune.
(Ju njoftojme qe mjeket jane te obliguar te ushqehen per 10 minuta ne kushte minimale higjienike – per cka eshte lajmeruar Inspektorati Sanitar prane AUV).
- Rregullimin e bazes ligjore per pagesen e kujdestarive per te gjithe specializantet jo vetem ne njesite Covid por edhe ne Klinikat perkatese.
- Gjate periudhes se vaksinimit specializantet te mbajne kujdestarite sipas orarit dhe te sigurohet kompensimi i tyre, qe te pakten kjo pjese e planprogramit te respektohet.
Ju rikujtojme qe specializantet te cilet nuk kompensohen (pa EM Code) ne asnje forme, jane thirrur ne Qendrat e Vaksinimit si dhe ne njesite COVID, dhe nuk marrin asnje kompensim per kete, dhe kjo paraqet nje shkelje te rende ligjore.
Permes ketij adresimi edhe njehere vie ne pah nevoja e vendit per angazhimin dhe ofrimin e kushteve sa me te mira per mjeket e rinj, te cilet jane duke u larguar cdo dite e me shume.
Shpresojme te merrni masa sa me shpejte per zgjidhjen e ketyre problemeve dhe te parandaloni pershkallezimin e gjendjes.
Letra u është dërguar: Ministrisë së Shëndetësisë, Drejtorisë së ShSKUK-së, Komunitetit të Imunizimit dhe mediave./KosovaPost/