Vila e futbollistit Xherdan Shaqiri ka shkaktuar bujë të madhe në Zvicër.
Ndërtimi i saj është kundërshtuar nga banorët e Rheinfelden, të cilët ankohen se një objekt i madh si ai shkakton mungesë gjelbërimi dhe hije të madhe në lagje, si dhe e pengon dritën e diellit për fqinjët.
Po ashtu sipas tyre ndërtimi i saj e prish planin urbanistik.
Sipërfaqja e saj do të jetë 270 metra katrorë.
Sipas mediave zvicerane, pavarësisht kundërshtimeve të shumta, kërkesa e Shaqirit është duke u shqyrtuar nga komuna dhe pritet ta marrë miratimin.
Plani i ndërtimit është realizuar nga arkitekti Ernico Kyburz. Faqja arkitekturbasel.ch ka publikuar disa fotografi se si do të duket vila e Xherdan Shaqirit.