Filxhani i tij. Një lule e bardhë. Një qiri i ndezur.
Kështu dukej sot tavolina e zakonshme në kafenenë ku Rasim Thaçi-Cima e pinte gjithmonë kafenë.
Këtë fotografi e ka publikuar e bija e tij Adelina Thaçi-Meta.
“Mbreti im, edhe Grand Caffe ku e ke pi çdo ditë kafenë tënde – ka veçuar tavolinën tande me qiriun, lulen dhe filxhanin tënd…Lum si Ti, Bab”, ka shkruar ajo.
Ikona e humorit kosovar, Rasim Thaçi-Cima, ka vdekur dje në moshën 71 vjeçare si pasojë e infektimit me COVID-19.
Ai është varrosur sot në varrezat e fshatit të tij të lindjes Vukovc të Drenasit, derisa paraprakisht janë bërë homazhe për të para Teatrit Kombëtar nga krerët e shtetit, figura të njohura të artit dhe shumë qytetarë.