Bora që ka rënë në Arabinë Sauditë ka befasuar shumë arabët. Ata janë gëzuar tej mase kur kanë parë duke rënë borë sepse kjo nuk ndodh çdo vit që shkretëtira të mbulohet nga bora. Ata nga gëzimi tejmase kanë filluar të argëtohen me të, transmeton KosovaPost.
Shkretërirat janë vende përveluese dhe pothuajse pa jetë për shkak të mungesës së ujit dhe nxehtësisë së madhe. Por jo gjatë këtyre ditëve.
Kjo ka bërë që edhe temperaturat të bien nën zero, ku zakonisht temperaturat në këtë zonë janë deri 20 gradë dimrit.
Ndërkohë, rrjetet sociale janë mbushur me fotografi dhe video nga më të ndryshmet, me njerëz që argëtohen në borë, duke ndërtuar edhe dordolecë./KosovaPost/.