Është më se e zakonshme që shumë punonjës të përjetojnë pasiguri apo momente dyshimi në lidhje me punën e tyre, përcjell KosovaPost.
Çfarë janë pasiguritë në punë?
Ndjenjat të fshehta ose të dukshme që i kanë profesionistët në lidhje me qëllimet, marrëdhëniet dhe paraqitjen në vendin e punës – këto janë pasiguritë. Tejkalimi i pasigurive në vendin tuaj të punës mund t’ju ndihmojë të fitoni besim në aftësitë tuaja, ta kuptoni vlerën e punës tuaj dhe të gjeni më shumë kënaqësi në punën që bëni.
10 pasiguritë në punë dhe zgjidhjet e tyre
Paga
Është e mundshme që të ndiheni të pasigurt rreth asaj se sa para merrni. Mund të mendoni që meritoni më shumë para dhe e krahasoni veten me të tjerët që punon me ta. Kujtoni që punëdhënësi juaj i cakton pagesat duke u bazuar në disa faktorë, si niveli i përvojës, koha sa punoni atje dhe lloji i punës që e bëni!
Mbingarkesa
Shumë punonjës ndihen të pasigurt ndonjëherë rreth aftësisë së tyre për t’ia dalë mbanë me gjithë ngarkesën që kanë. Nëse jeni duke u përballur me këtë, kujtojani vetes që jeni duke e bërë më të mirën që mundeni! Zakonisht ndodhë që pas disa ditësh të jeni në gjendje t’i plotësoni të gjitha detyrat dhe të jeni më produktivë.
Njohja
Nëse punoni shumë vazhdimisht por asnjëherë nuk merrni ndonjë mirënjohje dhe fjalë të mirë, atëherë sigurisht që do të ndiheni të pasigurt atje. Nëse kjo ndodhë, ka disa mënyra për t’i treguar punëdhënësit që dëshironi që “mundi” juaj të njihet më shumë. Hapi i parë është që të jeni model për të tjerët.
Avancimi
Edhe avancimi në karrierë është një nga pasiguritë që kanë punonjësit në vendet e tyre të punës. Nëse dëshironi që të avancoheni më shpejtë, pyesni menaxherin nëse mund të kenë më shumë përgjegjësi në rolin tuaj aktual.
Marrëdhëniet
Një nga pasiguritë më të mëdha në vendet e punës është marrëdhënia me kolegët, klientët dhe menaxherët.
Paraqitja
Pasiguria për përformancën vjen zakonisht pas kritikave që i marrin punonjësit për punët e tyre. Mendoni se si do t’i trajtoni punonjësit në një situatë të ngjashme dhe përpiquni që ta shfaqni të njëjtin mirëkuptim! Kur ndiheni se po kritikoheni në lidhje me punën që bëni, përqendrohuni në cilësitë që ia admironi vetes!
Suksesi i të tjerëve
Mund të ndiheni të pasigurt edhe në lidhje me sukseset e të tjerëve. Ky është një reagim i natyrshëm, por që mund t’i menaxhoni. Në vend që të xhelozoni në lidhje me sukseset e të tjerëve, përqendrohuni në arritjet dhe qëllimet tuaja për të ardhmen. Kujtoni sukseset tuaja në të kaluarën, por edhe që jeni një punonjës i vlefshëm!
Jini mbështetës kur të tjetër kanë suksese dhe uroni ata për arritjet e tyre! Dhënia e frymës pozitive ju bën që të ndiheni më mirë rreth situatës. Kur herën tjetër të keni sukses ju, atëherë të tjerët do ta kujtojnë pozitivitetin tuaj.
Vetëbesimi
Mund të ketë situatë të ndryshme në punë, pas të cilave ju humbet besimi në veten tuaj. Por, do t’ju ndihmonte shumë nëse vendosni qëllime për ta kthyer vetëbesimin në ato fusha kur keni mungesë. Për shembull, nëse ndiheni nervozë dhe të shqetësuar kur hani drekë më kolegët, vendosni që një herë në javë të hani me ta! Ballafaqimi me situatën do t’ju bëjë me më shumë vetëbesim.
Ndryshimi
Nëse po ndiheni të pasigurt bazuar me ndryshimet që kanë ndodhur në punë si menaxheri i ri, kujtoni që do ta duhet pak kohë derisa të stabilizoheni me situatën e re! Nëse ndiheni nervozë për këtë pjesë atëherë mundohuni që gjërat e tjera në jetë t’i bëni siç i keni bërë gjithmonë! Shembull, përpiquni që të shkoni në shtrat në të njëjtën kohë që keni shkuar gjithmonë, në mënyrë që ta vazhdoni rutinën.
Stabiliteti në punë
Një pasiguri tjetër shumë e madhe është edhe pasiguria që keni në lidhje me statusin e punës tuaj që keni në atë kompani. Shpesh faktorët që ju drejtojnë deri në këtë ndjenjë nuk janë në kontrollin tuaj. Por ende keni diçka të bërë, për shembull bëhuni aktivë në mësimin e aftësive të reja dhe filloni të kurseni.