Kështu ia shpreh dashurinë Afërdita të fejuarit të saj (Foto)

Kështu ia shpreh dashurinë Afërdita të fejuarit të saj (Foto)

Ka shumë kohë që më nuk është aktive as në modelim e as në skenën muzikore.

Bukuroshja e njohur Afërdita Dreshaj tash e disa vjet është përkushtuar vetëm në jetën e saj private.

Afërdita ditë më parë dha lajmin për të gjithë fansat e saj se ajo i ka thënë “PO”, propozimit për fejesë nga i dashuri i saj Jakub Kindl.

Por, pas kësaj Afërdita shihet çdo ditë e më shumë e dashuruar me të fejuarin e saj çek.

Këtë mund ta vëreni përmes imazheve që ajo publikon në rrjetet sociale.

Së fundmi Afërdita në Instastory ka publikuar një fotografi ku shihet së bashku me të fejuarin ku duken të lumtur krahë njëri-tjetrit.

“Gëzuar për përjetësinë tonë”, ka lënë mbishkrim Afërdita.

Ndryshe, ditë më parë edhe vëllai i saj kurorëzoi dashurinë e tij me fejesë më të dashurën e tij e cila poashtu është e huaj.