“Na ishte njëherë”, një platformë që sjellë në kujtim rrëfime, pamje, karikatura nga e kaluara në Kosovë, ka sjellë rrëfimet e prishtinasve se si ngroheshin në vitin 1983, përcjell KosovaPost.
Disa kishin thënë se ngroheshin me dru, e disa me rrymë.
“Kryesisht po nxehemi me rrymë. Kur nuk po ka shkyçje të rrymës elektrike, nuk po është keq, mirëpo kur ndalet rryma, e kemi vërtet ftohët. Po të mos kishim fëmijë të vegjël, disi t’ia bënin…”, kishte thënë Letafete Dibra, amvise.
Pensionisti Menduh Zehiri kishte treguar se e ngrohin shtëpinë edhe me rrymë edhe me dru.
“Sivjet, të shtyrë nga prognozat se nuk do të ketë rrymë, kemi kaluar në nxehjen e kombinuar: një pjesë të shtëpisë e nxejmë me dru e pjesën tjetër me rrymë. Besoj që sasia e druve që kemi siguruar do të mjaftojë gjer në fund të dimrit”, kishte thënë Zehiri.
Eshref Hajdini, i cili ishte me profesion përkthyer, kishte treguar se pas plot 12 vjetëve i është kthyer ngrohjes me dru.
“Pas plot 12 vjetëve, sërish kalova në nxehjen me dru, meqë e pashë se sivjet nga nafta dhe rryma nuk do të ketë asgjë. Meqë kam siguruar sasi të mjaftueshme të druve, shpresoj se edhe nxehja do të jetë e mirë”, kishte qenë përgjigja e Hajdinit.
E portieri Shemsi Dabinovci kishte treguar se planifi