Shkencëtarja amerikane Carolyn R. Bertozzi, danezi Morten Meldal dhe amerikani K. Barry Sharpless janë fituesit e Çmimit Nobel në Kimi sivjet, transmeton Kosova Post.
Gjatë konferencës për media të mbajtur në Akademinë Mbretërore Suedeze të Shkencave u njoftua se Bertozzi, Meldal dhe Sharpless ishin shpallur fitues të çmimit prestigjioz për zhvillimin e kimisë së klikimeve dhe kimisë bio-ortogonale.
Më tej, u theksua se kimia e klikimeve dhe kimia bio-ortogonale e kanë çuar shkencën e kimisë në një epokë të re të funksionalizmit.
Gjithashtu u theksua se reaksionet bio-ortogonale të Bertozzi-t zhvillohen pa dëmtuar kiminë normale të qelizave dhe kontribuojnë në trajtime më të synuara të kancerit, që është vetëm një nga fushat e shumta të përdorimit të tyre.
Sharpless dhe Meldal hodhën themelet e kimisë së klikimeve apo një formë funksionale të kimisë./aa