Mbrëmja e sotme ishte tragjike për katër familje kosovare. Katër të rinj humbën jetën tragjikisht, në një aksident të rëndë që ndodhi para dy orësh në rrugën Ferizaj-Shtime.
Plagëve që morën si pasojë e përplasjes me një veturë tjetër ata nuk arritën t’iu mbijetonin dhe fatkeqësisht vdiqën në vendin e ngjarjes. Tre nga katër personat e vdekur në këtë aksident tragjik janë Arlind Isufaj, 21-vjeçar, Mergim Behluli, 23-vjeçar dhe Armend Muhadini, 39-vjeçar, teksa personi tjetër akoma nuk është identifikuar.
Vdekjen e tyre e ka konfirmuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes, ndërsa si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar edhe një çift, që pësuan lëndime të rënda trupore.


























