Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli e ka kritikuar ashpër qëndrimin e aleatëve ndërkombëtar karshi Kosovës sa i përketë situatës së tensionuar në veri të vendit, shkruan Gazeta10.
Humolli ka thënë se këta ndërkombëtar që sot po kërkojnë largimin e policisë nga veriu, në kohën e luftës kanë thënë se UÇK-ja t’i dorëzojë armët se ata do e zgjedhin problemin.
‘’Është hy në konflikt pa tro nevoje me veteranët e luftës, e di që faktori ndërkombëtarë i frikësohet më së shumti kësaj kategorie se janë të poshtërumit më së shumti. Këta ndërkombëtarë kanë thënë duhet me i dorëzu armët UÇK-ja, se zgjidhet problemi në favor të tonë. Janë 20 e disa vite që kemi humbur kohë. Kur ka përfunduar lufta i kam pas 34 vite dhe kur e shoh jetën time në 99’ me sot s’ka ndryshim, prap duhet me u marrë me Serbinë e miqtë e saj, vend që të merremi me zhvillim ekonomik. Me këtë logjikë edhe nipi jem duhet me u marrë me të.’’, ka thënë ai, në ”Prime Time”.
Por, ai ka bërë edhe një krahasim se si SHBA-ja iu kundërpërgjigj trazirave të protestueseve për të hyrë në Kapitol dhe poashtu atyre të shqiptarëve për të hyrë në Kuvendin e Kosovës.
‘’Problemi është se çka është aleati. A mundet me kanë aleati dikush që të lëshon gabim, a mundet me kanë aleatë kur psh unë e di që Washington ka pas protesta me hy protestuesit dhe si ka reagu policia amerikane më mbrojt objektin dhe sot psh vjen një ndërmjetës që thotë se duhet me lëshu komunat që janë institucione shtetrore. Thotë liro këta, a ai atje i ka mësu ndryshe, ku sot Trump gjykohet për këtë. E dimë edhe kur qytetarët kanë tentu me hy në Kuvendin e Kosovës, qekjo polici ndërkombëtare na i ka vra qytetarët në sheshin e Prishtinës, në protesta paqësorë.’’, tha ai