Këtë fustan të Dukeshës mund ta blini edhe ju

Këtë fustan të Dukeshës mund ta blini edhe ju

Të gjithë jemi dëshmitarë të mënyrës se si është transformuar stili i veshjes së Dukeshës së Kembrixhit, Kate Middleton ndër vite.

Mamaja e tre fëmijëve, ka treguar më së miri se të qenit pjesë e familjes me gjak blu të Mbretërisë së Bashkuar, është vetëm çështje statusi, pasi protokolli dikton vetëm disa gjëra të mirë përcaktuara në sjellje dhe veshje, por jo ndryshime drastike.

Kështu, ne kemi parë se si Kate ka ricikluar veshje të ndryshme në daljet e saj publike, madje jemi habitur në rastet kur është zbuluar çmimi i disa veshjeve të saj. Fatura krejtësisht të përballueshme edhe nga ne, pasi Dukesha tashmë bën pjesë në listën e atyre që vishen lirë, por me shumë stil.

Kështu, dita e djeshme ka qenë një e diel e paqtë, larg Londrës, në një nga parqet më të populluara të Anglisë, ku Dukesha ka kaluar disa orë argëtimi në shoqërinë e fëmijëve të saj, Princit George dhe Princeshës Charlotte. Ajo që ra në sy, ishte fustani i saj elegant, në nuancë blu dhe me vija të bardha në të.

You may also like

Nesër në Prishtinë protestë për veturat

Përfaqësues të auto sallonëve në vend dhe dhjetëra