Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur se cilat dokumente do të ju duhen për të votuar për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Në njoftimin e KQZ-së thuhet se për të votuar, mjafton të keni njërin prej këtyre dokumenteve të lëshuara nga Republika e Kosovës:
Letërnjoftim;
Pasaportë;
Dokument i udhëtimit;
Patentë shoferi.