Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar tabelën e çmimeve ditore të artikujve bazikë ushqimorë.
Sipas ASK-së çmimet e disa produkteve janë shtrenjtuar e disa janë liruar.
Produktet që janë shtrenjtuar janë vezët nga 2.73 euro në 2.86 euro, ndërsa orizi është shtrenjtuar për 1 centë, krahasuar me çmimin me të cilin është shitur më 17 qershor.
Sipas ASK-së nuk kanë ndryshuar çmimet e miellit, bukës, mishit të gjedhit dhe të zogut, qumështit, gjizës, djathit, vajit ushqimor, fasules, sheqerit, kafes, çajit e cigareve.
Më poshtë tabela me të gjitha çmimet e produkteve: