Ndjenja e shëndetshme e urisë është ajo që ndodh kur trupit i mungon ushqimi ose energjia, por kur ndodh në situata stresuese dhe trishtuese ose nga mërzia, atëherë nuk është aspak e mirë, përcjell KosovaPost.
Gjatë ditës duhet të hani pesë vakte, tre ushqime kryesore dhe dy meze. Është e rëndësishme që vaktet të jenë më të vogla, por më të shpeshta sepse janë më të shëndetshmet për trupin tonë.
Shëron prostatën, rrit fertilitetin, ul presionin e gjakut dhe e shmang sepse nuk është e lehtë ta qëroni atë. Nëse shpesh ndiheni të uritur, përdorni një nga këshillat e mëposhtme:
- Hani më shumë proteina për të rritur ndjenjën e ngopjes
- Hani perime dhe fruta ose ushqime me pak kalori
- Uria shpesh mund të shkaktohet nga dehidratimi ndaj pini shumë ujë
- Shmangni pushimet e mëdha mes vakteve, por edhe porcionet e mëdha
- Mos bëni ndryshime të papritura në dietë
- Hani më ngadalë dhe përtypni shumë ushqimin
- Hani më shumë fibra dhe yndyrna të shëndetshme.