Frutat janë një pjesë thelbësore e një diete të ekuilibruar. Sidoqoftë, shumica përmbajnë sheqerna natyralë që shndërrohen shpejt në yndyrë kur konsumohen në sasi të mëdha. Por ka disa fruta, që mund të ndihmojnë të humbni kilogramët e tepërt, me kusht që t’i konsumoni një sasi të caktuara.
Avokado është i pasur me acide yndyrore omega, të njëjtat yndyrna që gjendjen në vajin e ullirit dhe arrat makadamia. Avokado përshpejton shndërrimin e yndyrës në energji dhe rrit metabolizmin.
Arra e kokosit është e pasur me acide yndyrore me zinxhir të mesëm (MCFA) që rrisin shkallën metabolike të mëlçisë deri në 30%, sipas studimeve. Ajo gjithashtu shkakton ngopje si dhe ndihmon në funksionin e tiroides.
Limonët janë një nga ushqimet më të mira për detoksifikimin e mëlçisë. Ata kanë aftësinë për të krijuar një mjedis alkalik. Mund të kenë shije të thartë, por kur metabolizohen, ato alkalizojnë lëngjet dhe indet e trupit. Shëndeti i mirë i mëlçisë është një parakusht që trupi të jetë në gjendje të asimilojë dhe djeg dhjamin. /abcnews.al