Këto janë masat e reja lehtësuese për gastronominë

Qeveria e Kosovës ka lehtësuar sot masat anti-COVID, ku ka zgjatur orarin e lëvizjes për qytetarë deri në ora 24:00, e po ashtu ka marrë vendim edhe për zgjatjen e orarit të punës

Në vendim thuhet se sektori i gastronomisë lejohet të punojë deri në ora 23:00, kurse muzika lejohet deri në ora 21:30, transmeton Telegrafi.

“Shfrytëzimi i hapësirave të mbyllura lejohet deri në 50% e kapacitetit të hapësirës. Në hapësirat e hapura lejohet shfrytëzimi deri në 70% e kapacitetit të hapësirës. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet”, thuhet në vendim.

Më poshtë masat e reja për gastronominë:

Gj. [Gastronomia]

33. Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre. Klientët dhe stafi i gastronomisë duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4 në mënyrë që t’u lejohet hyrja në hapësirat e mbyllura të lokaleve, në përputhje me udhëzuesin përkatës.

34. Në lokalet e gastronomisë është e obliguar të caktohet një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

35. Shfrytëzimi i hapësirave të mbyllura lejohet deri në 50% e kapacitetit të hapësirës. Në hapësirat e hapura lejohet shfrytëzimi deri në 70% e kapacitetit të hapësirës. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.

36. Kuptimi i shprehjes ‘hapësirë e hapur’ dhe ‘hapësirë e mbyllur’ ka të njëjtin kuptim me Ligjin Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit.

37. Klientët duhet të qëndrojnë ulur në çdo kohë në kuadër të lokaleve të shërbimeve të gastronomisë në të cilën lejohet shërbimi i ushqimit apo pijeve, përveç:

37.1. Gjatë hyrjes apo daljes nga ambienti i lokalit;

37.2. Ndërsa paguan porosinë;

37.3. Gjatë shkuarjes apo kthimit nga tualeti;

37.4. Kur është e nevojshme për qëllime të shëndetit dhe sigurisë.

38. Në rastet nga pika 37.1 deri 37.4 është e obliguar bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën.

39. Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00.

40. Muzika lejohet vetëm deri në orën 21:30.

41. Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve në tavolina të ndryshme të jetë së paku një (1) metër.

42. Pjesa e prapme e një karrigeje, me pjesën e prapme të karriges tjetër duhet jenë në distancë së paku një (1) metërshe.

43. Në hapësirat e mbyllura lejohen deri në 4 persona në tavolinë. Në rast se tavolinat janë më të mëdha se dy (2) metra, atëherë parakusht është kufizimi prej pesë (5) persona në 10 m2.

44. Në hapësirat e jashtme lejohen deri në gjashtë (6) persona në tavolinë apo banak.

45. Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60% alkool.

46. Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 22:30, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI (ATK). 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika