Zbokthi është një problem i rënies së pjesëve të qelizave të vdekura që gjenden në shtresën e sipërme të kokës.
Ky është një problem i lëkurës që mund të shihet edhe në flokët e femrave, edhe në të meshkujve.
Këto janë metodat që ndihmojnë në eliminimin e zbokthit:
- Larja rregullisht e flokëve,
- Krehja rregullishtt e flokëve,
- Kujdesi (mirëmbajtja) i rregullt për flokët,
- Mos mbledhja e shpeshtë e flokëve për njerëzit me flokë të gjatë,
- Reduktimi i stresit,
- Flokët nuk duhen larë me ujë shumë të nxehtë,
- Flokët nuk duhen larë me ujë shumë të ftohtë,
- Të mos lyhen flokët shumë shpesh,
- Duhet reduktuar përdorimi i produkteve për kujdesin e flokëve si xheli, llaku për flokë, shkuma dhe produkte të tjera të ngjashme,
- Përfitimi nga rrezet e diellit,
- Marrja shtesë e vitaminës B,
Marrja shtesë e vitaminës së zinkut,
- Përdorimi i shampos së përshtatshëm për zbokthin.
REKOMANDIME TONA JANË SI MË POSHTË:
1-Vajrat esencialë natyralë mund të përdoren kundër zbokthit: vaji i pemës së çajit, vaji i arrës së kokosit dhe vaji i ullirit.
2-Aloe vera:
Aloe vera zbut lëkurën e thatë të kokës dhe eliminon problemin e zbokthit. Aplikoni aloe vera duke bërë masazh flokët para dushit. Pas masazhit, lëreni për 10 minuta dhe më pas shpëlajeni. Ju mund ta bëni këtë aplikim derisa problemi i zbokthit të zhduket plotësisht. Megjithatë, në këtë proces, do të ishte e më mirë të përdorni një shampo me veti hidratuese.
3-Vaj arre kokosi
Ky vaj mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave të zbokthit dhe ekzemës për shkak të vetive të tij kundër baktereve dhe duke rritur lagështinë e lëkurës.
4-Vaji i pemës së çajit
Vaji i pemës së çajit ka veti kundër baktereve dhe veti anti-inflamatore që mund të zvogëlojë simptomat e zbokthit. Megjithatë, mund të shkaktojë irritim tek lëkurat e ndjeshme. Prandaj, para aplikimit duhet të hollohet me vajra të tilla si ai vajit të arrës së kokosit.
5-Vaj livande
Vaji i livandës tendos lëkurën e kokës, duke e bërë atë më të lëmuar dhe më të shëndetshme. Kur aplikohet duke u përzier me vajra bartës si vaji i bajameve, ndihmon për të eliminuar problemin e zbokthit.
6-Vaj ulliri
Njomni me pak vaj ulliri lëkurën e kokës. Më pas mbështillen kokën me një peshqir të lagur me ujë të ngrohtë (lageni me ujët të nxehtë dhe shtrydheni). Më pas prisni 40 minuta dhe përsëriteni këtë aplikim çdo javë.
7-Lëng limoni
Lëngu i limonit është efektiv për të pastruar flokët me vaj dhe zbokth. Ndërsa kjo kurë balancon nivelin e pH së flokëve, ajo gjithashtu parandalon rritjen e kërpudhave në lëkurën e kokës. Para se të bëni dush, lagni flokët me lëng limoni dhe prisni për 20 minuta.
8-Hithra
Hithrën mund ta përdorni të thatë ose të freskët. Zieni një lugë çaji hithre (afërsisht katër deri në pesë gramë) në 750 ml ujë të vluar, me kapak të mbyllur, në zjarr të ulët për katër minuta. Kullojeni pas të jetë ftohur. Nëse flokët janë të pastër, lajini me lëng hithre. Pasi të prisni gjysmë ore, shplajeni vetëm me ujë dhe thajeni. Nëse flokët tuaj janë të ndotur, lani fillimisht me shampo ose sapun. Pasi keni lënë lëngun e hithrës që keni përgatitur në flokë për gjysmë ore, e shpëlani vetëm me ujë dhe e thani. Me këtë kurë, ju do t’u jepni gjallëri dhe shkëlqim flokëve tuaj dhe gjithashtu do të parandaloni zbokthin.
9-Rrisni konsumin e probiyotikëve
Mendohet se prebiotikët forcojnë sistemin imunitar dhe reduktojnë formimin e zbokthit.
10-Rrisni konsumin e Omega-3
Mungesa e acideve yndyrore omega-3 mund të shkaktojë zbokth. Peshqit që përmbajnë vaj, të tillë si salmoni, trofta dhe skumbri janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3. Ju gjithashtu mund të merrni një shtesë (hapje) vaj peshku ose të rrisni konsumin e ushqimeve të tjera të pasura me omega-3 si farat e lirit, farat chia dhe arrat.
11-Ushqyerje me përmbajtje të pasur vitamine A
Tavolinat e pasura me karota, kajsi, mëlçi, majdanoz, patate, drithëra dhe peshk, të cilat përmbajnë vitaminë A, ndihmojnë gjithashtu për të mbajtur njeriun larg zbokthit dhe për të pasur një ushqyerje të shëndetshme.
12-Uthull molle
Vlera e pH të uthullës së mollës është në harmoni me lëkurën e kokës dhe është kundra baktereve. Rrënjët e flokëve bëjini masazh me uthull molle natyrale (organike), për këtë 1 lugë uthulle hidhet në 1 gotë ujë. Prisni mesatarisht 20 minuta dhe shpëlajeni me ujë të ngrohtë pa i larë flokët. Kjo aplikohet 3 herë në javë. Kjo metodë gjithashtu ndihmon që flokët të duken me shkëlqim.