Raundi i ri i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, i cili do të mbahet sot në Bruksel, sigurisht që nuk do të sjell rezultate, por është shumë e rëndësishme që këto bisedime të zhvillohen, tha Kryetari i Parlamentit të Serbisë, Ivica Daçiq, transmeton Kosova Post .
“Kur bëhet fjalë për fushat konkret të këtij takimi, sigurisht që nuk do të ketë ndonjë rezultat të jashtëzakonshëm, por këtu rezultat është vazhdimi i këtij procesi, do të thotë rezultat është fillimi i dialogut”, ka thënë Daçiq për tv Prava, transmeton Kosova Post.