Mjegulla e dendur mbrëmë ka shkaktuar probleme në aterimet e Aeroplanëve në Aeroportin e Prishtinës, por sot çdo gjë i është kthyer normalitetit dhe të gjitha fluturimet janë duke u realizuar.
Kosova Post ka kontaktuar me zëdhënësen e ANP, Valentina Gara e cila ka konfirmuar se mbrëmë në orët e vona ka pasur probleme në aterime për shkak të mjegullës së dendur, ndërsa sot fatmirësisht sipas saj çdo gjë i është kthyer normalitet dhe fluturimet po zhvillohen sipas orarit të paraparë edhe përkundër mjegullës.
Gara ka shtuar se sot në mëngjes tre fluturimet e para kishin vonesa por që më pastaj edhe ato janë realizuar
‘ Kemi pasur telashe mbrëmë në aterime për shkak të mjegullës së dendur kurse sot është situatë më e mirë dhe gjitha fluturimet janë duke u realizuar përveç tri fluturimeve të para në mëngjes të cilin kishin vonesa por më vonë janë realizuar” ka treguar Gara për Kosova Post.
E pyetur nga Kosova Post se a ka gjasajqë serish në mbrëmje të paraqitet situatë e njejtë me atë të mbrëmshme, Gara shtoj se qdo gjë do varet nga intenziteti i mjegullës që do bije e që mund të vështirsoj serish aterimet.
Ndryshe, mbrëmë ka qenë i pa mundur aktrimi në Aeroportin e Prishtinës për shkak të mjegullës së dendur dhe tre aeroplanë janë detyruar të kthehen mbrapsht në vendet nga janë nisur pasi që nuk kanë mundur të aterojnë në Prishtinë. Udhëtaret që janë kthyer mbrapsht për në Stamboll dhe Bazel pritët të mbërrijnë sot në Prishtinë.