Para moshës së pensionimit, nëse kontribuuesi bëhet përfitues i Pensionit Invalidor, ai/ajo mund të aplikojë për tërheqje të kursimeve.
Pensioni invalidor nga Administrata Pensionale pranë MPMS, aprovohet për kohëzgjatje një, tri dhe pesëvjeçare. Bazuar në kohëzgjatjen e këtyre pensioneve dhe në lartësinë e bilancit të kursimeve, FKPK aprovon tërheqje të pjesërishme përmes pagesave mujore prej €200 derisa vendimi i pensionit invalidor është valid.
Për shembull, nëse personi ka vendim për pension invalidor me kohëzgjatje trivjeçare, FKPK do të aprovojë vetëm atë pjesë kursimi e cila do të mbulojë 36 muaj me pagesë prej €200, që d.m.th €7,200, apo më pak nëse kontribuuesi nuk ka kursime të mjaftueshme për të mbuluar periudhën në fjalë.