Këto ushqime janë të pasura me vitaminën C

Këto ushqime janë të pasura me vitaminën C

Vitamina C shërben si mburojë ndaj shumë patologjive dhe është një element ndihmës kundër gripit dhe rrufës. Vitamina C është një nga dhuratat e shumta të natyrës, që na ndihmon të kemi shëndet më të mirë.

Kjo vitaminë është një antioksidues natyral shumë i fuqishëm, i cili parandalon plakjen e qelizave si dhe mbron organizmin nga shumë patologji, transmeton syri.net. Fatmirësisht, mund ta gjejmë pothuajse në çdo produkt ushqimor, veçanërisht në fruta dhe perime, ndaj duke i konsumuar ato e kemi më të lehtë të marrim sasinë e duhur për mirëqenien tonë.

DHJETËSHJA MË E PASUR ME VITAMINË C

Frutat dhe perimet e freskëta, bashkë me zhardhokët e në veçanti patatet e reja, janë ndër ushqimet më të pasura me acid askorbik. Ky është klasifikimi i ushqimeve më të pasura me vitaminë C, ku vlerat janë përllogaritur për 100 g produkt të ngrënshëm, të freskët dhe mbi të gjitha të gjallë.

– Ribes 200 mg
– Speca të kuq dhe të verdhë 166 mg
– Speca jeshil 127 mg
– Brokoli 110 mg
– Rukola 110 mg
– Kivi 85 mg
– Lakra Brukseli 81 mg
– Luleshtrydhe dhe mandarina 54 mg
– Spinaq 54 mg
– Portokaj dhe limona 50 mg.Mirela Andoni/Kosovapost/

You may also like

Ahmeti: Kuvendi duhet të vendos kush do ta udhëheq dialogun, jo Thaçi

Një orë e gjysmë ka zgjatur tryeza e