Sipas raportit të muajit gusht nga Shoqata Evropiane të Prodhuesve të Automobilave (ACEA), ka një rënie të shitjeve, njofton Kosova Post.
Sipas të dhënave që mbulojnë 27 vende evropiane, 6,398,609 automobila të rinj janë shitur në tettë muajt e parë.
Ndërsa shitjet e modeleve hibride u ulën, kurse shitjet e modeleve elektrike u rritën me 20 për qind.
19 mijë e 130 Volkswagen T-Roc janë shitur vetëm në muajin korrik.
Dacia Sandero, e cila është në rreshtin e dytë, shiti 17 mijë e 228 njësi.
Ndërsa Tesla u rrit për 20 përqind të shitjes në tetë muajt e fundit.
Kurse Peugeot 208, i cili ra me dy rreshta, pati shitje 16 mijë e 423 copë.
Modele të tilla si Dacia Sandero, Volkswagen Golf, Tesla Model 3 dhe Peugeot 208 zunë vendin e parë gjatë gjithë vitit.
Tregu europian i makinave duket se po ndryshon çdo ditë. Së fundmi është vërejtur një rënie e shitjeve të makinave të reja, ndërsa ndryshime ka pasur edhe në listën e modeleve më të shitura./KosovaPost/.