Përmes raportit të Ministrisë së Shëndetësisë është berë e ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar dy viktima si pasojë e COVID-19, transmeton Kosova Post.
Viktima janë dy gra të moshës mbi 80 vjeç, njëra nga gratë është nga Prishtina, ndërsa tjetra nga Podujeva.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjisturar edhe 427 raste të reja me COVID-19.
Komuna që ka regjistruar më së shumti raste edhe sot është ajo e Prishtinës me 160, pastaj Mitrovica 48, Peja 21, Gjilani 21 dhe Gjakova 18.