Nëpërmjet një komunikate për media, KFOR-i ka bërë të ditur se sa ditë do të qëndroj në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, ku aktualisht është duke ndodhur tërheqja e protestuesve dhe zhbllokimi i situatës atje, transmeton Kosova Post.
“Nga kjo fundjavë dhe për dy javët e ardhshme, KFOR-i do të ketë një prani të përkohshme, të fuqishme, dhe të shkathët në atë zonë, në përputhje me marrëveshjen e lartpërmendur, dhe në përputhje me mandatin e tij që rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të siguruar një mjedis të qetë, të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në komunikatën për media.
KFORI, përndryshe, është zotuar se do të kontribuojë në ruajtjen e qetësisë dhe në monitorim të situatës, ndërsa situata pritet të normalizohet./KosovaPost/