Khabib mendon të fillojë një sport të ri, ja për cilin sport të çuditshëm bëhet fjalë

Khabib mendon të fillojë një sport të ri, ja për cilin sport të çuditshëm bëhet fjalë

Pasi fitorja e tij ndaj Conor McGregor përfundoi në polemika, Khabib Nurmagomedov zbuloi një ofertë që ka për t’u bashkuar në WWE.

E ardhmja e luftëtarit rus në UFC është në dyshim serioz, pasi ai u përlesh me trajnerin e McGregor pasi e mposhti me nokaut këtë të fundit, transmeton Periskopi.

Por me një status në Twitter, Khabib ka lënë të kuptohet se një ditë ndoshta ai do jetë pjesë e Wrestling.

Khabib është në pritje të dëgjojë se cili do të jetë ndëshkimi i tij nga përleshja në Las Vegas, por në rast se sanksionohen edhe dikush nga ekipi i tij, ai u zotua të enjten që nuk do jetë më pjesë e UFC.

Në një ultimatum që ishte sensacional, Khabib pretendoi se do të largohet nga UFC nëse shoku i ekipit Zubaira Tukhugov do të sanksionohet për goditjet ndaj McGregor.

Related Posts

You may also like

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot