Kida publikon këngën “Malli” (Video)

“Malli” mban titullin kënga më e re e Kidës, të cilën e ka lansuar së bashku me videoklip muzikor.

Këngëtarja e paralajmëroi projektin e ri përmes imazheve të shumta në rrjetet sociale, ndërsa tashmë është publikuar para fansave të saj.

Kënga e re është realizim nga Pint, me muzikë të K-Master e Strike Beatz.

Për shkrimin e tekstit janë angazhuar Lyrical Son, Erno dhe vet Kida, ndërsa për pjesën e kitarës është kujdesur Ahmet Nazifi.

Johan Bejerholm e ka bërë miksimin dhe masterizimin, ndërsa videoklipin e ka xhiruar produksioni Sekuencë, nën drejtim të regjisorit Alban Selimaj.

 

Të ngjajshme

Ska lajme

Te fundit

Te tjera nga rubrika

Më të lexuarat