Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka thënë se vendi i tij duhet të përgatitet për dy opsione në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës; dialogun dhe konfrontimin dhe sidomos për t’u përgatitur plotësisht për konfrontim.
Kjo është hera e parë që Kim deklarohet drejtpërdrejt për administratën e presidentit Biden.
Më herët, Koreja e Veriut kishte anashkaluar përpjekjet e qeverisë së re të SHBA-së për të vendosur komunikimin diplomatik.
Kim këtë e tha derisa po fliste në një takim të liderëve të lartë në kryeqytetin Pyongyang, njofton klan kosova. Ai tha se ata kishin nevojë për përgatitje të plotë për konfrontim që të mbrojnë dinjitetin e shtetit dhe interesat e tij për zhvillim të pavarur”, si dhe për të garantuar një mjedis paqësor dhe siguri për Korenë e Veriut, sipas medias shtetërore KCNA.