Kim Kardashian dhe Kanye West i dhanë fund martesës së tyre pas afro 7 vitesh. Mediat e huaja raportuan se Kardashian bëri kërkesë për divorc në Shkurt dhe se ndarja kishte ardhur për shkak të diferencave të papajtueshme. Dyshja kanë kërkuar kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve por deri më tani asnjëri prej tyre nuk ka folur publikisht.
Kim Kardashian dhe Kanye West dita e babait
Por ka qenë Kim e cila ka thyer heshtjen në episodin e radhës së “Keeping With The Kardashians”. ”Thjesht sinqerisht nuk mund ta bëj këtë më. Pse jam akoma në këtë vend ku jam mbërthyer prej vitesh. Mendoj se ai meriton dikë që do të mbështesë çdo lëvizje të tij dhe ta ndjek nga pas në të gjithë vendin. Unë nuk mund ta bëj këtë gjë”, është shprehur ylli televiziv.
Kujtojmë që reperi është përfolur së fundmi se ka nisur një romancë dashurie me supermodelen Irina Shayk. Thashethemet nisën pasi një media e huaj publikoi një mesazh të një burimi që sipas të cilit Irina dhe Kanye po shoqëroheshin me njëri-tjetrin. /abcnews.al