Kim Kardashian zbulon ambientet e shtëpisë së saj luksoze

E-mail: kosovapost.net@gmail.com

Kim Kardashian është përfshirë në frymën e festave të fundvitit.

39-vjeçarja ndau një vështrim të dekorimeve të Krishtlindjes në rezidencën e saj masive në Hidden Hill të Kalifornisë, të enjten, shkruan DailyMail.

Qasja e minimalizmit të saj dhe Kanye Westit përmban korridorin e tyre gjigant të veshur me pemë me gëzof të bardhë që janë detaji zbukurues i shtëpisë së tyre këtë vit.

Ylli i reallity show vazhdoi të thotë se dekorimet që tani janë vendosur në shtëpinë e saj u përdorën në të vërtetë si dekorime për festën e përvitshme të familjes në prag të Krishtlindjeve vitin e kaluar.

Në imazhe ato duken si topa gjigande pambuku ose pambuk sheqeri.

Ajo më vonë tregoi pemën e saj spektakolare me të ndritshme të bardha, të cilën e kishte lënë zbrazur pa vendosur dekorime ekstra në të.

Për shtëpinë e stilit modern, çifti punoi me arkitektin belg Axel Vervoordt.

Kim sqaroi për “Architectural Digest” se ajo ‘vrapon me peshqirë’ për të ndihmuar në mbajtjen e vendit në gjendje të ngrohtë.

Të Premten ajo ndau gjithashtu një foto të dashur për djemtë e saj. Saint ishte duke përqafuar vëllanë e tij të vogël, Psalmin. Të dy ishin veshur me ngjyra të lehta për t’u përputhur me dekorimet e shtëpisë e tyre.

Në fillim të kësaj jave ajo postoi video të Saint duke e ndihmuar atë të piqte biskotat e Krishtlindjeve. /Telegrafi/

 

Të ngjajshme

Te fundit

Te tjera nga rubrika

Më të lexuarat