Me 18 vite burg është dënuar miliarderi kinez, vendimi ky i fundit nga një seri dënimesh kundër krerëve të kompanive të mëdha që kritikojnë autoritetet, transmeton Kosova Post.
Sun Davu drejton një nga ndërmarrjet më të mëdha private bujqësore në vend në provincën veriore të Hebei.
Sun, 67 vjeç, ka folur për të drejtat e njeriut dhe tema të ndjeshme politikisht në të kaluarën.
Ai u shpall fajtor për “shkaktimin e telasheve” , një akuzë e përdorur shpesh nga autoritetet kineze kundër aktivistëve.
Akuzat e tjera kundër tij përfshijnë zaptimin ilegal të tokës bujqësore, thirrjen e njerëzve për të kundërshtuar autoritetet shtetërore dhe pengimin e nëpunësve civilë nga kryerja e detyrave të tyre.
Ai gjithashtu mori një gjobë prej 3.11 milion juan (404,000 euro).
Kompania e Sun është një nga më të mëdhatë në Kinë, me përpunimin e mishit dhe prodhimin e ushqimit për kafshët shtëpiake, në shkolla dhe spitale.
Thuhet se ai u arrestua vitin e kaluar, së bashku me 20 të afërm dhe bashkëpunëtorë biznesi, për një mosmarrëveshje me një kooperativë bujqësore shtetërore.
Ai, atë kohë kishte thënë se dhjetëra punonjës të tij u plagosën në një konflikt me policinë, raportoi agjencia AFP në atë kohë.
Sun thuhet se është afër disa disidentëve të shquar politikë kinezë dhe ka kritikuar politikën agrare të qeverisë në të kaluarën.
Ai ishte një nga të paktët që akuzoi hapur qeverinë për fshehjen e shpërthimit të gripit afrikan të derrit, i cili goditi fermat e tij në vitin 2019 dhe më vonë shkatërroi pjesën më të madhe të industrisë së vendit, shkruan BBC.
Ai u dënua gjithashtu me burg në 2003 për “mbledhje të paligjshme të fondeve”, por rasti u rrëzua pas mbështetjes së fortë nga aktivistët politikë të opozitës dhe publiku./Kosova Post/