Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian tha sot se Kina është thellësisht e shqetësuar për incidentin me nëndetësen bërthamore amerikane në ujërat ndërkombëtare të rajonit Indo-Paqësor, transmeton Kosova Post.
“Kina është seriozisht e shqetësuar për këtë incident,” tha diplomati kinez, sipas raportimeve të mediave.
Nëndetësja bërthamore amerikane USS “Connecticut” u përplas me një objekt të paidentifikuar gjatë lundrimit në rajonin Indo-Paqësor, njoftoi dje shërbimi për shtyp i Flotës së Paqësorit të Marinës Amerikane.
Sipas “Fox News”, incidenti ka ndodhur në Detin e Kinës Jugore.
Raporti thotë se nëndetësja nuk u përplas me një nëndetëse tjetër duke u kthyer në port.
Kina tha se Shtetet e Bashkuara duhet t’i japin bashkësisë ndërkombëtare detajet e incidentit, shkruan sputnik.”Amerika dhe vendet e tjera të përfshira duhet të japin informacion mbi detajet përkatëse, duke përfshirë vendndodhjen e saktë të incidentit, qëllimin e misionit, detaje në lidhje me shkakun e përplasjes dhe nëse ka pasur një rrjedhje rrezatimi, ose nëse ka pasur dëmtime mjedisore,” tha Zhao.sh.o./Kosova Post/