Kina kundërshton fuqimisht vendosjen e raketave amerikane me bazë tokësore me rreze të mesme veprimi në rajonin Azi-Paqësor dhe Evropë, tha shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze për Sputnik, transmeton Kosova Post.
“Kina i përmbahet fuqishëm karakterit mbrojtës të politikës kombëtare ushtarake, i përmbahet dhe politikës që ajo mos të jetë e para që do të përdorë armët bërthamore. Kina nuk ka vendosur kurrë armë bërthamore jashtë territorit të saj dhe kurrë nuk ka ofruar një “mburojë bërthamore” për vendet e tjera,” thanë nga ministria, duke u përgjigjur në pyetjen ‘nëse edhe Kina kishte nevojë për një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, të ngjashme me atë që Rusia i propozoi Uashingtonit dhe NATO-s?.
Nga Ministria theksojnë se pala kineze “vazhdimisht ka shprehur qëndrimin e saj kundër për çështjen e raketave me rreze të mesme veprimi, prandaj edhe kundërshton fuqimisht vendosjen e raketave tokë-ajër të SHBA-së me rreze të mesme veprimi në rajonin Azi-Paqësor dhe Evropë.”
Më 17 dhjetor, Rusia njoftoi projekt-marrëveshjet me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n, të cilat përfshijnë, ndër të tjera, dispozita për garancitë reciproke të sigurisë në Evropë, për mosvendosjen e raketave me rreze të mesme dhe të shkurtër. Mos zZgjerimi i NATO-s në lindje, duke përfshirë vendet e ish-republikës së BRSS.
Dokumentet tashmë i janë dorëzuar Uashingtonit dhe aleatëve të tij. Në një moment të draftit, propozohet që NATO të japë garanci se Aleanca nuk do të zgjerohet në territorin e Ukrainës. Siç deklaroi më herët zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Ryabkov, nëse NATO dhe Shtetet e Bashkuara nuk reagojnë ndaj kërkesave të Rusisë për garanci sigurie, kjo mund të çojë në situatë tjetër, atë të konfrontimit./sh.o./Kosova Post/