Kina zbulon projektin, ndërton trenin me shpejtësi 620 km/h

Kina ka zbuluar projektin më të ri për ndërtimin e një treni të ri me shpejtësi të lartë Maglev që është i aftë të arrijë shpejtësinë pre 620 kilometrash në orë.

Treni punon me fuqi përcjellëse në temperaturë të lartë që e bën atë të duket sikur po noton përgjatë shinave të magnetizuara.

Treni është i gjatë 21 metra dhe u bë i njohur për mediat në  qytetin Chengdu, në provincën Sichuan më 13 janar. Përveç kësaj, studiuesit e universitetit ndërtuan 165 kilometra pistë për të demonstruar se si do të dukej treni .

Profesori He Chuan u tha gazetarëve se treni mund të jetë funksional brena 3-10 viteve.

Ai shtoi:“Qyteti Sichuan ka burime të rralla të tokës, e cila është bërë shumë e dobishme për ndërtimin tonë të gjurmëve të magnetit të përhershëm, duke promovuar kështu zhvillimin më të shpejtë të eksperimenteve.”

Treni i parë i shpejtë Maglev, ka filluar të funksionojë në vitin 2003, duke ecur me një shpejtësi maksimale prej 431 km/orë.

Kina dëshiron të bëjë përmirësime të mëtejshme të infrastrukturës përpara Lojërave Olimpike Dimërore 2022, të cilat do të zhvillohen në Pekin.

Në fillim të këtij muaji, Kina prezantoi një tren të ri të krijuar posaçërisht për t’i bërë ballë temperaturave të ulëta, i cili u quajt “treni i akullt.”

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika