Simon Cowell dhe Lauren Silverman kanë kurorëzuar me fejesë lidhjen e tyre.
Propozimi ishte një befasi e madhe edhe për vet Lauren pasi edhe pse të lidhur prej tetë vitesh, ka qenë Simon ai që ka deklaruar se nuk besonte në martesë.
“Lauren ishte absolutisht e habitur dhe kurrë në një milion vjet nuk priste që Simon ta bënte këtë pyetje. Ajo shpërtheu në lot të lumtur dhe padyshim tha po menjëherë. Lauren ka qenë guri i Simonit gjatë këtyre viteve të fundit – duke e mbështetur atë kur theu shpinën, dhe në përgjithësi. Ata bëjnë një çift të mrekullueshëm’’, tha një burim për The Sun.
Një mik i çiftit shtoi për revistën People: “Ata të dy janë super të lumtur. Ata janë bashkë për një kohë të gjatë dhe e adhurojnë njëri-tjetrin, kështu që nuk është një surprizë e madhe për miqtë e tyre të ngushtë”.
Lidhja e tyre u bë publike dhe jeta e Simonit ndryshoi në fund të vitit 2013, kur u publikuan lajmet për shtatzëninë e Lauren.