Të shtëna me armë zjarri pati në orët e para të mëngjesit në Gjilan.
Si pasojë e këtyre të shtënave, i pIagosur mbeti Princ Vali Corleone.
Policia e Kosovë ka konfirmuar rastin në fjalë, derisa është theksuar se në lidhje me këtë rast është arrestuar një femër, 22 vjeçare e cila dyshohet se ka shkrepur armë në në këtë rast.
Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se e dyshuara në këtë rast Anita Syla. Madje e njëjta për një kohë të gjatë ka bashkëjetuar me VlKTlMEN në këtë rast.
A.S, 22 vjeçarja e cila për media ishte bërë e njohur nga bashkëjetesa me Vali Corleonen, shpesh herë kishte ndarë pamje edhe nga shtëpia e VlKTlMES.
Duhet përkujtuar që ajo ishte bërë mjaft e njohur në rrjetet sociale, pikërisht me publikimin shpesh herë të video-ve ku shihej edhe Vali. Madje njëherë ajo kishte publikuar edhe një video ku kërcënonte një nga vajzat e showbizit shqiptarë.
Nga rasti i mbrëmshëm, Policia e Kosovës ka konfiskuar një PlSTOLETE dhe 40 fishekë.
Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të ngritet Kallëzim Penal për “Vrasje në tentativë” dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë, teksa Policia e Kosovës është duke hetuar rrethanat e incidentit.