Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do ta pres sot homologun e tij, Edi Rama.
Ndërkaq, Zyra e Kryeministrit ka njoftuar të dielën për agjendën e sotme.
Pritja dhe mbledhja do të mbahen në një hotel në kryeqytet, ku delegacioni i Qeverisë shqiptare pritet të arrijë aty në orën 10:45, derisa në orën 11:00 është planifikuar pritja e kryeministrit Edi Rama nga kryeministri Albin Kurti.
Mbledhja e dy qeverive do të fillojë në orën 11:15, teksaa më pas është planifikuar një konferencë për shtyp.
Kujtojmë se mbledhja e fundit e dy qeverive ishte mbajtur në nëntor të vitit të kaluar në Elbasan, ku ishin nënshkruar 13 marrëveshje.
Më poshtë agjenda e plotë: