Wesley Clark, gjeneral ushtarak amerikan, është një emër i njohur për shqiptarët e Kosovës, që nga koha e luftës, shkruan Kosova Post.
Ai sot po qëndron për një vizitë në Kosovë, ndërsa agjenda e takimeve, ka filluar me një takim me ministrin Murat Mehaj, në Ministrinë e Mbrojtjes.
Gjeneral Clark është pritur me nderime të larta ushtarake nga njësia ceremoniale e FSK-së.
Pas takimit, ministri Mehaj dhe gjeneral Clark, do të kenë adresime për media.
Gjatë ditës agjenda e gjeneralit Clark do të jetë si në vijim:
Takim me Ministren e Punëve të Jashtme zonjën Donika Gërvalla-Shvarc.
Takim me Kryeministrin zotin Albin Kurti.
Takim me Presidenten zonjën Vjosa Osmani.
Takim me Kryetarin e Parlamentit zotin Glauk Konjufca./KosovaPost/