Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka arritur për vizitë në Kosovë, ku është takuar me presidenten e vendit Vjosa Osmani, si dhe pritet të takohet edhe me shefin e qeverisë, Albin Kurti dhe do të zhvillojë më pas edhe takimin me homolegen e tij Donika Gërvalla, shkruan Kosova Post.
Përmes një postimi në Twitter Maas ka treguar arsyen e vizitës së tij në Kosovë.
“Askush në Evropë nuk mbetet i paprekur nga suksesi dhe dështimi i fqinjëve të saj. Fakti që tani mund të ndajmë progresin e vaksinimit në BE me vendet e Ballkanit Perëndimor është një moment kyç në luftën kundër virusit. Kjo është arsyeja pse unë jam në Prishtinë dhe Beograd sot dhe nesër”, ka shkruar Mass.