Pema e lartë të selvisë është ajo që e shohim më së shumti nëpër rrugët me gjelbërim. Trupi i saj i drejtë ka gjethe si gjilpëra të gjelbërta. Ndërsa fruti që rri mbi një tufë luspash, piqet në vjeshtë.
Selvia është pemë që lulëzon në prill. Ajo përdoret për vajin eterik, i cili mblidhet nga çarjet e trungut. Sot përdoren gjethet, druri dhe kokrrat e selvisë. Gjethet dhe druri mblidhen gjatë gjithë vitit, kurse kokrrat kur janë ende të gjelbërta.
Tanina, në përmbajtjen e kësaj peme u ndihmon flokëve duke i dhënë më shumë ngjyrë e shkëlqim, ndërsa kokrrat e selvisë në formë të inhalimit përdoret te kolla e bardhë. Në lashtësi, selvia përdorej kundër diarresë, temperaturave dhe gjakderdhjeve.
Shërimi i hemorroideve
Tanina që përmban selvia përdoret më së miri në shpërlarjen kundër hemorroideve.
Përbërësit dhe përgatitja
-0.15 gr ekstrakt i butë i kokrrës së selvisë
-0.002 gr ekstrakt i butë i opiumit
-5 gr yndyrë kakao
Përbërësit përzihen mirë derisa të përfitohet një masë homogjene. Përdoreni 1-3 herë, çdo ditë.
Hemorroidet mund të shërohen edhe me përzierjet e selvisë me bimë të tjera, me efekt kurues.
Për këtë, merret 1 lugë kafe boçe të thërrmuara selvie dhe 1 lugë kafe sytha të plepit të zi. Kjo përzierje zihet për 5 minuta, ftohet, kullohet dhe me këtë lëng, shpërlahen hemorroidet.
Rrjedhja e gjakut nga zorra e trashë
Për rrjedhjen e gjakut nga zorra e trashë përdoret tinktura e selvisë, 30-60 pika para drekës dhe darkës.
Zgjerimi i enëve të gjakut
Merren 10 lugë gjelle boçe të thërrmuara të selvisë dhe të qiparisit, 10 lugë gjelle të thërrmuara gështenje e egër, 10 lugë gjelle të thërrmuara manaferre.
Përzierjes së përgatitur i shtohen 4 litra ujë dhe zihet në temperature të ulët për rreth 1 orë. Largoni enën nga zjarri, dhe shtoni 10 lugë gjelle lëvore të thërrmuara të drurit të dushkut. Ena mbulohet për 2 orë pastaj kullohet.
Me lecka nga pëlhura e lirit merrni në përzierjen e përgatitur dhe mbështillini venat e pezmatuara. Terapia zgjat rreth 20 ditë, nga 2 orë në mëngjes dhe mbrëmje.