Sulmuesi i AC Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, nuk është ftuar te Suedia që nga viti 2016, por këtë javë është ftuar nga përzgjedhësi Janne Andersson për kualifikimet në Kupën e Botës. Deklaratë interesante e Ibrës para ndeshjes me Kosovën.
“Nuk dua të konsiderohem dhe ftohem për çfarë kam bërë më herët, por çfarë mund të jap tani”.
“Nuk mund të jem lojtari që ishte pesë, 10, 15 ose 20 vite më herët. Tani, jam ndryshe në anën fizike dhe komplet ndryshe në mënyrën e lojës”.
“Por, vazhdoj të mbajë nivel mjaftë të lartë. Nuk duhet të shqetësoheni. Nuk jam në listë për shkak se emri im është Zlatan dhe mbiemri Ibrahimovic”, deklaroi ai.
Trajneri i Suedisë gjithashtu ka konfirmuar se planifikon që Ibrahimovic të jetë i përfshirë edhe në kampionatin evropian.