Natyra Kuçi ka arritur që të të jetë fituesja e vetme e PSD-së në zgjedhjet e 6 tetorit. Ndonse më e reja në moshë dhe në politikë, ajo arriti qe ti mund fytyrat e vjetra të kësaj partije, madje edhe shefin e saj Shpend Ahmetin i cili nuk mundi ti sigurojë votat për të qenë pjesë e listës së deputetëve me të votuar të koalicionit AAK-PSD, shkruan Kosova Post.
E Natyra dukët që do jetë vemendja e gjithë PSD-së, pasi që do jetë deputetja e vetme e tyre që do ti përfaqësoj ata në Kuvendin e Kosovës. E kjo ndoshta do ta habis edhe vetë sekretarin organizativ të PSD-së, Dardan Molliqajn i cili gjatë garës zgjedhore pati kërkuar nga votuesit që ta përkrahin kolegen e tij më të re në garën për deputete duke mos menduar fare se ajo mund të sigurojë ulëse për legjislaturën e ardhshme ndërsa ai dhe fytyrat kyqe të PSD si Shpend Ahmeti, Visar Ymeri, Dardan Sejdiu, Fisnik Ismajli etj nuk arriten të sigurojnë votat e mjaftueshme për tu bërë deputet.