Sot është dita “D”, për partitë politike në Kosovë. Ato ballafaqohen në zgjedhjet lokale në vend, transmeton Kosova Post.
Deri më tani nuk ka pasur raportime për incidente të mëdha dhe gjithçka ka shkuar mirë. Në nivel vendi, deri në orën 15:00 kanë dalë 26.89%.
Sipas të dhënave të KQZ-se, përqindja e daljes në votim në nivel vendi, pritet të jetë e kënaqshme.
Por deri në orën 15:00 sipas KQZ-së, komuna me përqindjen më të madhe të votuesve mbetet Komuna Zveçanit, me 56.91%./KosovaPost/