Gjatë kësaj kohe për shkak të pandemisë, të kesh një sistem të shëndetshëm imunitar është shumë e rëndësishme për t’u mbrojtur nga virusi, por edhe viruset e tjera sezonale.
Përveç ushqimeve specifike që forcojnë sistemin tuaj imunitar, ka shumë pije që ndihmojnë për të “mbrojtur” trupin tuaj.
Një prej tyre është dhe pija me xhenxhefil. Vetitë e tij të dobishme janë të njohura pasi ndihmon në funksionimin e duhur të sistemit imunitar dhe të frymëmarrjes, si dhe në tretjen dhe sistemin e qarkullimit të gjakut.
Si ta përgatisni? Hidhni xhenxhefilin në një filxhan me ujë të nxehtë dhe më pas shtoni pak mjaltë dhe lëng limoni. /abcnews.al