Numri i rasteve ka shënuar rritje në shumicën e vendeve të botës, por veçanërisht në Afrikë, ku është identifikuar varianti Omicron. Europa ka shënuar mbi 75 milionë raste deri më tani.
Numri i rasteve të diagnostikuara pasqyron vetëm një pjesë të numrit aktual të rasteve dhe krahasimet midis vendeve duhet të shihen me kujdes, pasi testimi ndryshon nga vendi në vend.
Ajo çfarë konsiderohet alaramante tani është se në tërësi në Evropë janë më shumë se 590,000 raste në ditë
Për të shtatën javë radhazi, deri të enjten, 2 dhjetor, numri i të infektuarve u rrit sërish: mesatarisht 589,402 raste janë regjistruar çdo ditë në mbarë botën, një rritje prej + 4%, sipas raportit të Agjencisë Franceze.
Numri i rasteve në Afrikë u rrit me 34%. Edhe kjo rritje vlerësohet të jetë më e vogël se ajo reale, për shkak të një “korrigjimi” të të dhënave në Afrikën e Jugut. Rastet kanë shënuar rritje gjithashtu në SHBA / Kanada (+ 14%), Europë (+ 5%) dhe Lindjen e Mesme (+ 4%).
Në të kundërt, Azia ka regjistruar rënie të rasteve (-13%),dhe Amerika Latine / Karaibe (-5%). Afrika e Jugut, vendi i parë që zbuloi variantin Omicron, shënoi rritje të rasteve, duke shënuar 5,092 raste çdo ditë, një rritje prej + 389%.
Vlen të theksohet se në Kosovë ende nuk është regjistruar ndonjë rast me variantin “Omicron”