Gruaja e cila u vra në orët e hershme të mëngjesit nga bashkëshorti i saj në Prishtinë, ishte mësimdhënëse në shkollën fillore “Dardania”.
Ajo ishte arsimtare e Gjeografisë për shumë vjet.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar sot se i dyshuari pas aktit është vetëdorëzuar, dhe më pas është ndaluar.
“Sot, rreth orës 04:40, në stacionin e policisë është paraqitur personi i lartëpërmendur, i cili dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G. (1959), me një mjet të mprehtë (sëpatë), në shtëpinë e tyre, në Rr. “Mark Isaku” në Prishtinë”, thuhej në komunikatën e Prokurorisë.