Zgjedhjet lokale që u mbajtën dje, u cilësuan si të qeta e pa incidente të mëdha. Rezultatet, sipas të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), janë befasuese, transmeton Kosova Post.
Në Prishtinë ende nuk janë numëruar të gjitha votat, por në bazë të 99.52% të votave të numëruara, Arben Vitia prinë bindshëm me 42.26% të votave, duke e lënë prapa kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Ramën, i cili ka grumbulluar vetëm 29.34% të votave.
Për më shumë shihni grafikun: