Takimi i Presidentit Amerikan Joe Biden dhe homologut të tij rus Vladimir Putin do të mbahet në Villën La Grange në Gjenevë, njoftoi Zyra Federale e Jashtme e Zvicrës, transmeton Kosova Post.
“Zvicra është mirënjohëse e shteteve për besimin e treguar gjatë zgjedhjes së Gjenevës,” thuhet në njoftimin e botuar në Twitter.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov konfirmoi vendin e takimit.
Ai shtoi se Putini do të arrin në Gjenevë ditën e takimit.
Takimi midis presidentëve të SHBA dhe Rusisë do të mbahet më 16 qershor në Gjenevë. Temat e takimit pritet të jenë stabiliteti strategjik, lufta kundër pandemisë, politika ndërkombëtare dhe konfliktet rajonale.
Uashingtoni po rrit vazhdimisht presionin ndaj Moskës me sanksione, duke përdorur situatën e “të drejtave të njeriut” si një arsye për kufizime. Në kthim, Rusia përfshiu Shtetet e Bashkuara në listën e shteteve armike.
Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë, thekson se marrëdhëniet midis vendeve janë në një rrugë pa krye dhe se gjëja më e rëndësishme është gjetja e mënyrave për të dalë prej saj./Kosova Post/
The iconic Villa La Grange will host Presidents Biden 🇺🇸 and Putin 🇷🇺 on June 16. Switzerland thanks the two countries for the trust expressed by choosing #Geneva@POTUS @KremlinRussia_E pic.twitter.com/Q8vag8hhhL
— Swiss MFA (@SwissMFA) June 10, 2021